Lajme
Vendet e pasura po bllokojnë vaksinat
Vendet e pasura, përfshirë Britaninë e Madhe, po bllokojnë propozimet për të ndihmuar vendet në zhvillim të rrisin kapacitetet e tyre të prodhimit të vaksinave, sipas dokumenteve të siguruara nga transmetuesi publik britanik BBC Newsnight.
Disa prej vendeve në tranzicion i kanë kërkuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë ndihma për vaksinat, por vendet e pasura, si Shtetet e Bashkuara, Britania e Bashkimi Evropian nuk e kanë lejuar këtë gjë, pasi po mbështeten në një ligj ndërkombëtar.
Një zëdhënës i qeverisë britanike ka thënë se një pandemi globale kërkon një zgjidhje globale dhe Britania po udhëheq, duke ndihmuar përpjekjet për të siguruar akses të barabartë në botë te vaksinat anti-COVID dhe trajtimet ndaj saj.
Ai pretendon se Britania e Madhe është një nga donatorët më të mëdhenj në përpjekjet ndërkombëtare për të siguruar mbi një miliard doza të vaksinës në vendet në tranzicion brenda këtij viti.
Shumë ekspertë kanë thënë se aksesi i barabartë te vaksinat është thelbësor për të parandaluar rastet dhe viktimat dhe për të kontribuuar në imunitetin global, duke parë ”aftësinë” e disa shteteve që janë në zhvillim për të siguruar vaskina dhe ilaçe për t’u përballur me pandeminë.
Kapaciteti global për të prodhuar vaksinat, siç thonë ekspertët, është rreth një e treta e asaj që nevojitet. Nëse edhe në vendet në zhvillim, do të kishte prodhim vaksine, atëherë furnizimi do të ishte më i madh, por vaksinat që prodhohen në vende të pasura, kryesisht mbahen në këto vende.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













