Lajme
Koronavirusi: Masa të rrepta për Vjenën, Austrinë e Ulët dhe Burgenland
Ndryshojnë rregullat: Nga 1 prilli deri m; 6 prill, landet e Austrisë lindore do të shkojnë sërish në ashpërsim të masave. Kjo, për shkak të rritjes së madhe të numrit të rezultateve pozitiv me koronavirus.
Në takimin e së hënës mes qeveritarëve të kryebashkiakëve të rajoneve të Austrisë u pajtuan se nuk do të këtë lehtësim dhe as shtrëngim të masave. Për këtë pati informuar edhe albinfo.at.
Por, gjërat kanë ndryshuar sërish. Pas bisedave të gjata, pajtimeve dhe mospajtimeve të shumta, të mërkurën, ata u morën vesh të marrin masa të rrepta për “landet” e Austrisë lindore.
Ky vendim erdhi për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve të koronavirusit dhe ngarkesës me pacientë në kujdesin intensiv nëpër spitale.
“Landet” e Austrisë lindore si: Vjena, Austria e Ulët dhe Burgenland do të shkojë përsëri në një bllokim gjatë Pashkëve. Në këto tri “lande” do të ketë kufizime të daljes nga e enjtja e Madhe (1 Prill) deri të martën pas Pashkëve (6 Prill), jo vetëm natën, por edhe ditën. Me përjashtim të nevojave të përditshme, dyqanet tregtare do të mbyllen gjatë kësaj kohe. Pas kësaj, do të kërkohet teste gjatë hyrjes në dyqanet me pakicë.
Këto janë rregullat që do të vendosen për Vjenën, Austrinë e Ulët dhe Burgeland:
Bllokimi i daljes
Qeveria ka rënë dakord me shtetet federale(Landet) nga 1.prill deri me 6 prill të vendoset një shtetrrethim i rreptë dhe gjatë gjithë ditës. Për të dal duhet të zbatohen vetëm pesë përjashtimet e zakonshme që aplikohen deri me tash. Takimet lejohen vetëm me një person të afërt, raporton heute.at
Pushimi gjatë festës së Pashkëve
Dyqanet tregtare do të mbyllen nga e enjtja e madhe (1 prill) deri pas Pashkëve (6 prill). Të hapura do të janë vetëm dyqanet ushqimore për blerje të përditshme, farmacitë, trafiqet e cigareve.
Shkollat
Mësimi në distancë zhvillohet pas pushimit të Pashkëve. Pas javës së Pashkëve, mësimi duhet të kthehet gradualisht në shkollë – por me teste PCR.
FFP2 i detyrueshëm edhe në ambiente të hapura
Maskat FFP2 do të janë të detyrueshme edhe në secilën ambient të mbyllur apo në zyrat e vendpunimeve tuaja, aty ku gjendet më shumë se një person. Në këtë mënyrë, procesi i infektimit në zyra dhe vendet e punës duhet të vihet nën kontroll. Për më tepër, FFP2 do të jetë i detyrueshëm edhe në ambiente të hapura dhe vende të ngarkuara me njerëz. Ky rregull do të vlejë nga data: 1. prill deri me 11.prill.
Teste për të punësuarit
Është e detyrueshme një herë në javë të testohen të gjithë punëtorët, nëse ata nuk punojnë nga shtëpia (Home Office).
Kontrolle të rrepta
Kontrolle më të rrepta të hyrjes, veçanërisht për udhëtarët që lëvizin në zonat kufitare. Dy teste në javë dhe kontrolle më të forta në kufi gjatë hyrjes nga vendet me rrezik të lartë.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante Ekspertët thonë se qendrat e qyteteve po kalojnë nga “zona blerjesh” në “zona përjetimesh”, ku njerëzit... -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni -
Skandal në Zvicër: mjekë akuzohen se kërkojnë para cash para operacioneve -
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër














