Kosova
Erdogan i shkruan Kurtit, ka një kërkesë për Kosovën
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i kërkon kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të ri-shikojë vendimin për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem.
“E di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës u njoftua se është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për qeverinë tuaj që të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”-thuhet ne letrën që Erdogan i ka dërguar Kurtit për ta uruar për marrjen e postit të kryeministrit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Vendosja e ambasadës në Jeruzalem ishte një nga pikat e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington në shtator të 2020 mes Kosovës, SHBA-së dhe Serbisë.
Në këtë pikë Izraeli njihte pavarësinë e Kosovës, ndërsa Kosova zotohej ta vendoste ambasadën në Jeusalem dhe jo në Telaviv.
Jerusalemi nuk konsiderohet kryeqyteti i Izraelit nga shumica e shteteve perëndimore, pasi në këtë çështje ka pretendime edhe Palestina.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton Marsi ndoshta nuk është muaji më i preferuar për banorët e Zvicrës, sepse këtu vjen taksapaguesi.... -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën













