Kosova
Qeveria e Kosovës tregon nëse do të vendosë masa të reja anti-Covid
Nga Qeveria e Kosovës janë deklaruar në lidhje me atë se çfarë masash do të merret për parandalimin e pandemisë Covid-19, duke pasur parasysh rritjen e rasteve të reja, shkruan Insajderi, përcjell Albinfo.ch.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu nuk ka përjashtuar marrjen e masave, por ka deklaruar se do të shikohet që masat kufizuese të kenë edhe natyrë mbështetëse.
I pyetur nëse do të ketë mbyllje për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive me koronavirus, Kryeziu ka deklaruar se duhet të studiohet situata.
“Ka nevojë për një studim të mirëfilltë të situatës. Ajo i mbetet së pari Ministrisë së Shëndetësisë e së dyti bashkëpunimit që ka me institucioneve këshillëdhënëse e ekspertëve shëndetësorë të propozojnë masat, kjo pastaj vije në Qeveri dhe konsultohet me Kryeministrin dhe me ministrat. Që të sigurohet që secila masë që ka natyrë kufizuese, të ketë edhe natyrë mbështetëse”, ka deklaruar Kryeziu në Kanal10.
Theksojmë se të dielën ka arritur në Kosovë kontingjenti i parë i vaksinave anti-Covid. 24 mijë dozat e ardhura do t’u shpërndahen personelit mjekësor dhe të moshuarve të moshës mbi 80-vjeçare.
Numri i rasteve të reja në Kosovë ka shënuar rritje në ditët e fundit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














