Lajme
OBSH: Të dhënat tregojnë efikasitetin e vaksinave Sinopharm dhe Sinovac
Prodhuesit kinezë të vaksinave Sinopharm dhe Sinovac kanë paraqitur të dhëna për vaksinat e tyre antiCOVID-19 që tregojnë nivele efikasiteti në përputhje me ato të kërkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, deklaroi sot kryetari i Grupit Strategjik Këshillimor të Ekspertëve të OBSH-së (SAGE), Alejandro Cravioto, sipas Reuters.
“Kjo do të thotë rreth 50% efikasitet dhe mundësisht afër ose mbi 70% dhe natyrisht, ato kanë të gjitha të dhënat e sigurisë për të treguar se kjo vaksinë nuk do të shkaktojë dëm te personat kur të përdoret”, shtoi Cravioto, transmeton Atsh, pērcjell Albinfo.ch.
Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris, tha në fillim të këtij muaji se “vaksinat Sinopharm dhe Sinovac mund të marrin miratimin urgjent të OBSH-së shumë shpejt”.
Zhvilluesi i vaksinës Sinopharm, Instituti i Produkteve Biologjike të Pekinit, tha se vaksina ishte 79,34% efikase në parandalimin e zhvillimit të sëmundjes.
Ajo është miratuar në disa vende, përfshirë Kinën, Pakistanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Vaksina Sinovac tregoi lexime të ndryshme të efikasitetit ndërmjet 50,65% dhe 83,5%, të bazuara në provat nga Brazili, Turqia dhe Indonezia.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











