Lajme
Të hyrat vjetore të Dua Lipës, mbi 20 milionë euro
Dua Lipa tashmë edhe botërisht është artistja më e nominuar e dy vjetëve të fundit, që ka bërë një “bum” të madh në skenën botërore të muzikës. Në “Brits Awards 2021”, Dua Lipa tashmë ka arritur majat e suksesit në muzikën pop – dhe kjo para se ajo të largohet me disa çmime të tjera që potencialisht mund t’i fitojë në atë që njihet si mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve britanike.
Këngëtarja 25-vjeçare është nominuar tri herë përpara ceremonisë së muajit të ardhshëm, duke përfshirë çmimin për “Albumin më të mirë të vitit” për albumin ‘Future Nostalgia’, që i solli asaj një sukses të jashtëzakonshëm gjatë vitit 2020.
Pa dyshim që Dua gjithashtu ka fituar shuma të mëdha, me dokumente të reja këtë javë të cilat zbulojnë se ajo ka një pasuri të madhe prej 20 milionë funtesh (23.5 milionë euro) të hyra vjetore, shkruan The Sun. Por marsin e kaluar, me krizën e COVID që po afrohej ndërsa albumi i saj kryevepër po përgatitej për publikim, gjërat mund të kishin punuar në mënyrë dramatike ndryshe.
E-Diaspora
-
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike Futbollisti i ri me prejardhje nga Kosova po spikat në Gjermani, ndërsa ëndrra e tij është... -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku












