Lajme
“Hauptbahnhof”-i i Vjenës, ndër stacionet më të mirë të trenave në Evropë
Në listën e stacioneve më të mirë të trenave në Evropë, Haputbahnhof i Vjenës u rendit në vendin e dytë të listës, shkruan albinfo.at
Në vitin 2020 asnjë stacion treni i Austrisë nuk ishte pjesë e top 10 të stacioneve më të mirë të trenave në Evropë. Këtë vit gjërat duken shumë ndryshe! Stacioni kryesor (Hauptbahnhof) në Vjenë, është në vendin e dytë në Indeksin e Stacionit Hekurudhor Evropian të organizatës ndërkombëtare të mbrojtjes së konsumatorit “Consumer Choice Center”, shkruajnë mediat austriake.
Për të qenë pjesë e kësaj renditje u vlerësua nisja/arritja në kohën e caktuar, numri i destinacioneve të shumta, mundësia dhe lehtësimi i përdorimit të platformave të ndryshme si dhe pastërtia.
“Ne mund të themi me krenari se Favoriten ka stacionin më të mirë të trenave në Austri dhe të dytin më të mirë në gjithë Evropën”, ka thënë kryetari i qarkut (Bezirk) të 10-të, Marcus Franz (SPÖ).
Vendi i parë i ka takuar stacionit qendror të trenave të Leipzigut. Në vendin e dytë renditet Hauptbahnhof i Vjenës për të vijuar me vendin e tretë Amsterdam Centraal, Mosckow Kazan Station në vendin e katërt. Dy stacione të tjera gjermane të trenave zunë vendin e pestë: stacionet kryesore të trenave në Frankfurt am Main dhe Mynih. Pjesa tjetër e 10 më të mirëve përbëhet nga Moscow Kursk Bahnhof (vendi i gjashtë), Milano Centrale (vendi i shtatë), Birmingham Neë Street (vendi i tetë), Roma Termini (vendi i nëntë) si dhe Paris-Montparnasse dhe Bologna Centrale (Vendi i dhjetë i përbashkët).
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










