Kosova
Kosovarët hapin sezonin turistik në Shqipëri
Përmirësimi i motit ka sjellë në qytetet bregdetare grupet e para me turistë nga Kosova. Ashtu si një vit më parë, ata që e çelin sezonin më herët janë miqtë nga qytete të ndryshme të Kosovës.
“Saranda është një ndër vendet më të bukura që ka Jugu. Ka diellin detin dhe mikpritjen e njerëzve. Këtë herë kemi sjellë 70 turistë, por herët e tjera kemi sjellë më shumë. Parashohim që të kemi më shumë vizitorë këtë vit”, thotë Blendi Kurtishaj, drejtues agjencie turistike në Kosovë, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Vizitorët e parë janë nga Prizreni, Suhareka, Gjakova. Një shëtitje me anije në Gjirin e Sarandës, është gjithmonë e preferuar. Ata shprehen të kënaqur me mikpritjen, shërbimin dhe bukuritë që të falë kjo zonë.
“Vijmë nga qyteti i Suharekës. Është mrekullia e botës, më vjen keq që s’e kam shfrytëzuar deri më tani, do ta vizitoj shumë shpesh”, shprehet një turist.
“Edhe unë jam nga Kosova, jemi në Sarandë. Jemi duke kaluar shumë bukur, tashmë morëm një anije për shëtitje. Janë shumë vende të bukura. Jemi dhe në rinovim të sheshit, ishte shumë bukur. Prandaj ne e duam shumë Sarandën si qytet”, thotë një tjetër turist.
Laura Mano prej disa vitesh shoqëron grupe me vizitorë nga vende të ndryshme të botës. Në këtë fillim sezoni sipas saj, ka shpresë për një rikthim drejt normalitetit pas ndërprerjes që shkaktoi pandemia në sektorin e turizmit.
“Mendoj se ky vit do të jetë shumë më i mirë se viti që lamë pas. Shpresoj që viti 2021 të ketë një bum turistësh, sidomos nga Kosova, që janë vëllezërit tanë dhe shpresoj që Saranda dhe gjithë bregu të na befasojnë këtë vit”, thotë Laura Mano, guidë turistike.
Në të gjitha zonat bregdetare të Shqipërisë pritet me shumë interes përfundimi i pandemisë për ringritjen e sektorit të turizmit. Sidoqoftë, turistët që vijnë nga Kosova parashikohet që edhe këtë vit të jenë potenciali kryesor që do të vërë në lëvizje turizmin në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











