Lajme
Britania ka vaksinuar 60 për qind të të rriturve
Tre në pesë njerëz të rritur në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, tha të martën sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.
Sipas tij, 31,622,367 njerëz në total kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërsa 5,496,716 janë vaksinuar me dy doza.
Shifra e fundit tregon se 10.4 për qind e popullsisë së rritur britanike është vaksinuar plotësisht, ndërsa 60% vetëm me një dozë.
Hancock tha se ky është një lajm “fantastik”.
Në një postim në Twitter, ai i falënderoi “të gjithë të përfshirët në shpërndarjen e vaksinave”.
“Ne po bëjmë përparime të mëdha në përpjekjen tonë kombëtare”, tha ai.
Mbretëria e Bashkuar ka qenë vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit në dhjetor të vitit të kaluar, me vaksinën Pfizer/BioNTech.
Dy vaksinat e tjera që përdor ky vend janë AstraZeneca dhe Moderna.
Të tria vaksinat duhet të jepen në dy doza për të qenë sa më efektive.
Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi.
Ajo ka regjistruar numrin më të madh të viktimave në kontinent: mbi 127,000.
Në total, mbi 4.3 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus atje.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













