Opinione
Bashkimi Evropian: Kriza aktuale dhe sfidat socio-ekonomike
Bashkimi Evropian (BE) luan mbijetesën e tij në aftësinë e tij për të menaxhuar krizën aktuale dhe për t'u përballur me sfidat socio-ekonomike. BE-jan do të duhet të përmbushë pritjet e qytetarëve të tij në një kontekst veçanërisht të vështirë, për sa i përket çeshtjeve; ekonomike,shëndetësore, shkencore, politike, demokratike.
Bashkimi Evropian aktualisht po investon në inovacion në mënyrë që të arrijë një rritje të re ekonomike, tashmë në recesion. Për të arritur rritje ekonomike, BE-jan do të duhet të inkurajoj kërkimimet në fushat më të përparuara, për shembull: inteligjenca artificiale, robotika, ndihma për start-up. Kurse, në sektorin e shëndetësisë, BE-jan duhet të parandalojë pandeminë Covid-19 me mjetet e veta, domethënë të gëzojë autonomi për sa i përket pajisjen me barna, vakcina dhe pajisjeve mjeksore kundrejt sektorit (lobit) farmaceutik, çështje të cilat i shpëtojn nga dora. Po kështu, ka gjithashtu një mungesë transparence dhe pjesëmarrjeje të qytetarëve evropianë në vendimmarrje në nivelin e BE-së, të sfiduara nga rregulla e votimit me unanimitet.
Sot ka shumë qytetar evropianë që mendojnë se BE-jan nuk peshon sa duhet në botë, por më shumë peshon mbi secilin prej vendeve anëtare.
Dhe, BE-jan është e varur shumë më shumë në fushatë e energjisë, shëndetsisë, mbrojtjesë dhe ka mbetur prapa për sa i përket teknologjisë si dhe po kështu BE-jan është bë e pakontrollueshëme në fushën e zgjerimit ndaj vendeve të Ballkanit Perindimor, nji proces i papërfunduar. Vallë përballë këtyre sfidave, Bashkimi Evropian a do të duhet të transformojë vetveten? Rruga e preferuar mund të ishte ajo e federalizmit, krijimi i Shteteve të Bashkuara të Evropës.
Por, sidoqoftë, Bashkimi Evropian është një entitet "sui generis", ai ka një territor, një popullsi, i pajisur me institucione (këshilli, parlamenti, komisioni, gjykata evropiane), rendin e tij juridik, anëtar i organizatave botërore etj.
Prandaj, do të ishte më e mençur që BE-jan të shkonte apo ecë përpara kështu siç e njohim! Bashkimi Evropian ka treguar gjatë gjithë historisë se është i aftë të kapërcejë vështirësitë dhe t'i përgjigjet sfidave. Kohët e fundit, një hap i parë, por i rëndësishëm u ndërmor në korrik 2020 si pjesë e planit të rimëkëmbjes ekonomike pas krizës shëndetësore. BE-jan ishte në gjendje të miratojë buxhetin prej 750 miliardë euro, nga të cilat 390 do të synojnë të subvencionojnë vendet që janë më në krizë, pavarësisht nga një rënie në buxhetet kushtuar mbrojtjes, shëndetësisë, kërkimeve shkencore, klimës, ky hap mund të konsiderohet si një hap historik.
Të gjithë këta elemente dhe vlera janë të ankëruara në BE-jan, gjë që e bën ate më të fortë. Mund të thuhet se "Bashkimi Evropian është në vështirësi, por është në këmbë. Për të ardhmen, megjithatë, nuk duhet tëshqetësohemi sepse, BE-jan do të dalë nga kjo krizë, si më parë edhe më i fortë…
Shkruan: Dr Abdulah Ahmedi
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














