Lajme
Në ditën e parë të hapjes, mungoi “sulmi masiv” drejt tarracave
Moti pranveror, me shumë diell, i paralajmëruar për ditët në vijim, pritet ta ndryshojë këtë gjendje
Dita e parë me tarracat e hapura rishtasi të restoranteve ka rrjedhur me një ritëm të qetë. Në shumë vende, nuk u regjistrua ndonjë nxitim i madh, pas zbutjes, shkruajnë mediat zvicerane.
Moti pranveror, me shumë diell, i paralajmëruar për ditët në vijim, pritet ta ndryshojë këtë gjendje.
Vizitorët lakmonin veçanërisht ato restorante që ofronin një vend nën diell, siç mund të shihet edhe në qytetin e vjetër të Cyrihut.
Në Winterthur, një numër klientësh të kafeneve ishin ulur në hapësirat e jashtme të lokaleve të posahapura. Sidoqoftë, i ftohti ka zbehur deri diku atmosferën e hapjes, trasnmeton albinfo.ch.
Të mbështjellë me rroba dimri dhe me batanijet e shpërndara nga lokalet, ata janë ngrohur duke shijuar kafenë e shërbyer në filxhana.
Ndërkaq, gjendja ishte shumë më e gjallë në qendrat e fitnesit. Në studion e Fitnesit Migros në Winterthur, për shembull, që para orës nëntë po ushtronin rreth 50 njerëz.
Ndryshe nga Winterthuri, vrapimi drejt tarracave të jashtme në Thun BE ishte i konsiderueshëm, përcjell albinfo.ch. Paradite, në orën 11.30 gjysma e shheshit Mühleplatz ishte tashmë plot me mysafirë dhe stafi shërbyes kishte shumë ngarkesë, shkruan Keystone-SDA. Ky shesh mbi lumë është epiqendra e qytetit për takime mes miqsh në ajër të hapur.
Por jo të gjithë restorantet (tarracat) ishin të hapura. Për disa, thjesht nuk ishte ekonomike të mobilizojnë gjithë ndüermarrjen, dhe të shërbejnë vetëm disa vende, në tarracë. Tarracat në Bellinzona ishin gjithashtu shumë të populluara. Pak para orës 9 të mëngjesit, shtatë tavolina në Piazza Collegiata ishin zënë. Publiku, kryesisht i moshuar, porosiste kafe.
Parashikimet e motit u japin shpresë nikoqirëve
Moti i njoftuar pranveror me temperatura të këndshme dhe shumë diell duhet të shkojë në favor të operatorëve të tarracave në restorante dhe bare në ditët në vijim.
Këshilli Federal ka vendosur të mërkurën e kaluar hapin e zbutjes, i cili ishte çuditërisht ishte shumë “zemërgjerë” sipas shumë vetave, përcjell albinfo.ch.
Që nga e hëna, krahas tarracave të restoraneteve, janë lejuar të rihapen kinematë, teatrot dhe stadiumet sportive nën udhëzime të rrepta.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar















