Kosova
Linjat me çmime të lira që do të operojnë në Aeroportin e Kukësit
Vënia në funksion e Aeroporti të Kukësit do të ndikojë në uljen e çmimit të biletave për udhëtarët.
I këtij mendimi është ish-kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri sipas të cilit, ky aeroport i të gjitha kapacitetet që të bëhet konkurrues në rajon duke tërhequr linjat me kosto të ulët.
Por, kush mund të qaset drejt aeroportit të Kukësit?
“Referuar kërkesës së tregut shqiptar dhe kosovar që bazohet në elementë ndër të cilët është demografia e emigracionit shqiptar dhe kosovar rezultonte në bileta të shtrenjta nga Rinasi për shkak të ekskluzivitetit. Tregu kosovar për shtetasit që udhëtonin drejt tregut Italian, lërkesa është e ulët. Të dy këto kërkesa mund të puqen në aeroportin e Kukësit. Pra kompanitë low cost dhe ultra low cost mund të operojnë atje .Kjo bën që tarifat nga aeroporti kundrejt kompanive ajrore të jetë e ulët”, shprehet Krislen Keri, ish-drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Edhe pse vlerëson pozitivisht investimin, eksperti i ekonomisë Gent Beqiri është skeptik mbi impaktin që mund të ketë në ekonomi. Ai propozon krijimin e linjave të brendshme për nxitjen e turizmit, si një formë për ta bërë atë sa më të leverdisshëm.
“Të gjithë turistët që vijnë nga Kosova, nga Maqedonia e Veirut e zonës së Tetovës shumë mirë nesër pasnesër nga Kukësi mund t’i drejtohen Sarandës apo Vlorës me linja të drejtpërdrejta ajrore. Nuk pritet ndonjë impakt tranformues. Që ta stimulojmë ne këtë duhet që plani i biznesit të aeroportit të modifikohet pak me zhvillimin e linjave kombëtare dhe pse jo të kthehet në një akademi fluturimi, mund të fluturojnë avionët e vegjël turistikë e për të nxitur edhe turizmin pasi mund të krijosh paketa specifike”, shprehet Gent Beqiri, ekspert për ekonominë.
Nisja e operimit të Aeroportit të Kukësit vjen në një moment kur tregu i aviacionit ka marrë një goditje të madhe nga pandemia. E kjo për ekspertët, do ndikojë edhe në mbarëvajtjen e tij, edhe pse vlerësojnë se si aeroport i ri, i duhet kohë që të njihet edhe në hartën e aeroporteve ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













