Kosova
Shqiptarët e Amerikës ndihmojnë spitalin e Tetovës
Ata do të vazhdojnë të ndihmojnë edhe spitalet e Kosovës dhe Shqipërisë
Qendra kulturore shqiptaro-amerikane e Teksasit ka filluar të shpërndajë donacione për spitalet në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Fillimi i shpërndarjes së donacioneve filloi nga Klinika e Tetovës, ku u dhuruan 5 mijë jastëkë, batanije dhe mbulesa. Përfaqësues nga kjo shoqatë dhe drejtori i spitalit të Tetovës falënderuan Bruno Cekën për këtë donacion.
“Sot i dorëzojmë spitalit të Tetovës një donacion nga qendra kulturore shqiptaro-amerikane e Teksasit dhe janë pesë mijë pako të përbërë nga jastëk, kallfe jastëkësh që do t’u shërbejnë nevojave të këtij spitali”, u shpreh Arjanit Xhaferi, përfaqësues i ACC, transmeton rtv 21, përcjell Albinfo.ch.
“Dua të shpreh falënderim qendrës kulturore shqiptare të Teksasit si dhe dua të falënderojmë zotin Bruno Ceka që ky donacion i gjerë fillon me spitalin e Tetovës”, tha Florin Besimi, drejtor i Spitalit të Tetovës.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













