Lajme
Rëndësia e lëngut të portokallit në mëngjes
A preferohet lëngu i portokallit në mëngjes
Studim:
Shkencëtarët kanë konstatuar se konsumi i shpeshtë i lëngut të frutave rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru, transmeton albinfo.ch.
Shkencëtarët nga Australia e kanë kryer këtë studim për të konstatuar nëse lëngjet natyrale të frutave e përmirësojnë apo përkeqësojnë shëndetin.
Thuhet se, edhe pse lëngjet natyrale të frutave janë gjithmonë një zgjedhje më e mirë se lëngjet e ëmbëlsuara apo të gazuara, ato janë ndonjëherë të dëmshme.
Lëngjet e frutave nuk do ta japin ndjenjën e ngopjes, sepse nuk përmbajnë fibra. Prandaj, është shumë më e lehtë të konsumoni një numër më të madh të kalorive sesa kur e hani një pemë të freskët.
Në studim morën pjesë 160 të rritur të shëndetshëm. Pjesëmarrësit duhej ta plotësonin një pyetësor që përfshinte pyetje në lidhje me shprehitë e tyre të ngrënies. Hulumtuesit pastaj ua matën pjesëmarrësve nivelin e shtypjes së gjakut.
Rezultatet e studimit treguan se njerëzit që pinin lëng frutash çdo ditë kishin një rrezik më të lartë të zhvillimit të tensionit të lartë, në krahasim me moshatarët e tyre që pinin lëng frutash herë pas here ose rrallë.
Megjithatë, rezultatet e hulumtimit nuk duhet marrë ende në konsideratë tek aplikimi i shprehive të shëndetshme të të ushqyerit, sepse mostra e pjesëmarrësve ishte e vogël dhe studiuesit nuk kishin marrë në konsideratë faktorë të tjerë, përveç shprehive të ngrënies.
Megjithatë, duhet kuptuar se lëngjet e frutave gjithashtu përmbajnë kalori. Rreth 250 ml lëng portoalli përmban 80 kalori.
Me këto kalori nuk vijnë komponentët që na bëjnë të ndihemi të ngopur, siç ndodh me frutat e papërpunuara, kështu që është pothuajse gjithmonë një zgjedhje më e mirë që t’i anashkaloni lëngjet.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme















