Lajme
Austri: Nga mesi i majit pritet të vaksinohen punonjësit e supermarketeve
Duke filluar nga mesi i muajt maj, rrjetet më të mëdha të supermarketeve në Austri duan të vaksinojnë punonjësit e tyre. Sidoqoftë, ende nuk ka një datë të caktuar.
Sipas informacioneve që kanë siguruar mediat austriake, rrjetet e supermarketeve në Austri u duhen rreth dy ose tre jave për t’u përgatitur për vaksinimin e punëtorëve të tyre. “Shpresojmë të fillojmë vaksinimin në mes të majit. Por kjo nuk është rregulluar ende sepse nuk ka asnjë angazhim fiks të vaksinës së nevojshme,” thotë një përfaqësues nga Spar për “APA”, përcjell albinfo.at
Grupi Spar është punëdhënësi më i madh privat në Austri. Më shumë se 50,000 persona janë të punësuar. Rrjeti i këtij supermarketi tashmë ka hartuar një plan.Të gjithë punonjësit që dëshirojnë të vaksinohen, këtë do të mund ta bëjnë brenda tre javëve të ardhshme”, ka thënë një zyrtar nga Spa.
Lidl Austria gjithashtu ka plane të ngjashme. Lidl shpreson të bëhet e mundshme që vaksinimi për punonjësit e tij të fillon brenda dy javëve të fundit të muajt maj. Në çdo rast, punëtorët e supermarketit Lidl, të cilët dëshirojnë të marrin vaksinën, tashmë mund të regjistrohen për vaksinim. Dhe, kjo pavarësisht nga pozita e punës që ata kanë.
Rewe Austria, së cilës i përkasin supermarketet: Penny, Billa, Bipa dhe Adeg – gjithashtu pret që së shpejti të bëhet e mundur vaksinimi për punëtorët e tyre. “Kompanitë e lartcekura do të marrin vaksinat në fazën 3, sipas planit të qeverisë për vaksinime. Bazuar në këtë planë, ne do të kemi qasje në gjysmën e dytë të majit”, është shprehur një përfaqësues i kompanisë Rewe për “APA”.
Ndërkohë, rrjeti tjetër e supermarketeve ushqimore “Hofer” ende nuk ka përcaktuar ndonjë plan vaksinimi për 12,000 punëtorët e tij. “Hofer tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që të jetë në gjendje të fillojë vaksinimet sa më shpejt të jetë e mundur”, kanë deklaruar nga “Hofer” për “APA”, transmeton albinfo.at
Në anën tjetër, qeveria austriake ka premtuar që shumë shpejt do të filloj më fazën e tretë për vaksinimin e kompanive të mëdha. “Ne e dimë që shumë kompani janë të përgatitura mirë. Kjo do të thotë që ne duam të fillojmë vaksinimin në fillim të majit,” tha Katharina Reich, koordinatore e vaksinimit dhe udhëheqëse e sektorit për vaksina në Ministrinë e Shëndetësisë.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 Orari i ri i trenave të Zvicrës për vitin 2026 hyn në fuqi më 14 dhjetor.... -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet











