Lajme
Gjermania po shqyrton lehtësimin e masave për të vaksinuarit
Qeveria gjermane po synon një lehtësim të rregullave shëndetësore për personat e imunizuar ndaj COVID-19, njoftoi kancelarja Angela Merkel.
“Personat të cilët janë vaksinuar plotësisht ose konsiderohen të shëruar pas infektimit me virusin, duhet “qartë” të lejohen të shkojnë në parukeri, pa pasur nevojë të bëjnë testin negativ ose të përjashtohen nga karantina pas kontaktit me një të infektuar”, tha Merkel pas një takimi me udhëheqësit e 16 landeve gjermane, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Qeveria po punon kështu për një dekret që rregullon liritë nga të cilët këta persona do të jenë në gjendje të përfitojnë”, shtoi ajo, duke theksuar se projektligi do të duhet të miratohet nga të dy dhomat e Parlamentit, pa specifikuar datën.
Sipas shifrave të fundit nga RKI, rreth 23,4% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, 7,2% ose gati 6 milionë janë plotësisht të imunizuar dhe nga 3,3 milionë persona të infektuar me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar, 2,9 milionë konsiderohen të shëruar.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














