Lajme
Shiu i zë vendin diellit në Zvicër: çfarë do të bëhet me tarracat e posahapura?
Nga e shtuna deri të dielën temperaturat do të bien pak. Pritet shumë shi dhe dielli mund të shihet vetëm herë pas here dhe shkurt
Fund i motit me diell dhe temperatura të buta: në ditët e ardhshme Zvicrën do ta godasë rryma e ftohtë “Beat”. Temperaturat do të bien lehtë dhe diell do të ketë vetëm për periudha të shkurtra. Me pak fjalë, pranvera me diell do të bëjë një pushim disa ditësh.
Nga e shtuna deri të dielën temperaturat do të bien pak. Pritet shumë shi dhe dielli mund të shihet vetëm herë pas here dhe shkurt. Përveç kësaj, linja e reshjes së borës bie të dielën në 1000 deri në 1200 metra.
Ndërkohë, që nga lejimi i hapjes së tarracave të restoranteve në Zvicër, që u prit me shumë entuziazëm, nuk kanë kaluar as 10 ditë.
Pra, çfarë do të thotë moti i paqëndrueshëm për restorantet? “Duhet shumë fleksibilitet”, thotë për “20 minuten” meteorologu Klaus MarquardtMarquardt, transmeton albinfo.ch
“Të mërkurën në mëngjes kemi marrë disa telefonata nga pronarët e lokaleve që pyesnin për motin që do të mbajë. Sipas tyre, “pazari” i drekës ende ishte i mirë por ai darkës, sigurisht do të ishte më i dobët.
Por, thotë ai, perspektiva duket më e mirë për javën e ardhshme: “Temperaturat do të rriten përsëri pak”. Moti do të jetë mbi 15 gradë i ngrohtë dhe termometri do të lëvizë drejt 20 gradëve”.
Sipas tendencave fillestare, temperatura të buta priten gjithashtu për festën fetare “Eisheiligen” (Të shenjtit e akullit) nga 11 deri më 13 maj, përcjell albinfo.ch “Shenjtorët e akullit do të jenë pa dhëmbë”, thotë meteorologu.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet












