Lajme
SHBA-ja dhe BE-ja, t’i bindin pesë vendet evropiane që ta njohin Kosovën
Duke qenë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka refuzuar me të drejtë takimin e paralajmëruar për 11 maj me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sepse palët duhet të jenë të përgatitura para secilit takim, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Engjellushe Morina, anëtare e lartë për politika në programin “Wider Europe” të Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), me seli në Berlin.
Ajo vlerëson se zvarritja eventuale e dialogut, “shkon në favor të lidershipit aktual në Serbi”.
Ndryshimet politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe në Kosovë, sipas saj ofrojnë një moment të ri dhe të rrallë për procesin e dialogut dhe integrimet evropiane dhe në NATO.
Këtë moment, Kosova duhet ta shfrytëzojë, thotë Morina.
Sipas saj, tashmë ekzistojnë sinjale për një koordinim ndërmjet SHBA-së dhe BE-së lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Po ashtu, Morina këshillon që lidershipi i Kosovës t’i qaset me kujdes non-paperit që pretendohet se ka dalë nga Sllovenia, edhe pse autenticiteti i tij është hedhur poshtë nga autoritetet e atjeshme.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














