Kosova
Dëmet që solli pandemia në turizmin e Kosovës janë të papërshkrueshme
Në turizëm konsiderohen të papërshkrueshme dëmet që solli pandemi.
Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, i ka quajtur të papërshkrueshme dëmet që pandemia e COVID-19 ia ka shkaktuar sektorit të turizmit në vend.
Në emisionin SOT në KTV, Hoti ka thënë se pandemia ka dëmtuar secilin sektor të turizmit, ndërsa shteti nuk ka bërë mjaftueshëm për t’u ndihmuar.
Për numrin e madh të vizitorëve që po shkon drejt Shqipërisë nëpër fundjava, Hoti ka thënë se kjo është vazhdimësi edhe e vitit të shkuar, kur kosovarët bënin turizëm në Shqipëri “dhe falë tyre mbijetoi”, pastaj në sezonin vjeshtor kishte numër “të konsiderueshëm të vizitorëve nga Shqipëria që vizituan sidomos Kosovën për turizëm dimëror”, përcjell Albinfo.ch.
“Tash në prag të sezonin veror, po shfrytëzohet më tepër kah pjesa e turizmit detar. Nëse bëjmë krahasim me vitet e kaluara, dëmet janë të pallogaritshme. Pandemia ka ndikuar tepër shumë në sektor të turizmit, e sidomos te ne që s’ka qenë edhe aq i zhvilluar”, ka thënë ai.
Sipas tij, dëmi në sektorin e hotelerisë ka qenë mbi 85 për qind, ai i agjencive turistike rreth 80, ndërsa te gastronomia mbi 55 për qind.
Hoti ka pranuar se i kanë refuzuar tre milionë eurot e ndara nga Qeveria për turizmin. Ka thënë se kjo shifër ishte paraparë për ndihma për rreth 20 mijë biznese, me 120 euro të ndara për biznes. E ka quajtur të papranueshme opsionin që një biznesi, i cili ka mbajtur shumë punëtorë, të marrë veç 120 euro. Ka thënë se kanë kërkuar buxhet të arsyeshëm, ndërsa edhe zgjatje të orarit të punës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Jeta në Zvicër
-
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 Shoqata FIZ Avokim dhe Mbështetje për Gratë Migrante dhe Viktimat e Trafikimit regjistroi 228 persona në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz












