Lajme
Shtetet, të cilat ende nuk kanë marrë asnjë dozë vaksine anti-Covid
Në një spital të vogël, ku mjeku Oumaima Djarma punon në kryeqendrën e Çadit, N’Djamena, nuk ka debat se cila vaksinë kundër koronavirusit është më e mira.
Thjesht, nuk ka fare vaksina.
Madje as për mjekët e infermieret, që kujdesen për pacientët me COVID-19 në Çad, një nga shtetet më pak të zhvilluara në botë ku rreth një e treta e shtetit gjendet në shkretëtirën e Saharës.
“Më duket e padrejtë, dhe është një gjë që më pikëllon”, thotë 33-vjeçarja që është mjeke e sëmundjeve infektive. “Unë nuk e kam fare atë zgjedhje. Unë do ta marr vaksinën e parë që vjen e që autorizohet”.
Derisa shtet e pasura kanë marrë sasi të mëdha të vaksinave për qytetarët e tyre, shtetet e varfëra janë duke luftuar për të siguruar doza. Disa, si Çadi, ende nuk kanë pranuar asnjë dozë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se dhjetëra shtete – shumë prej tyre në Afrikë – ende po presin vaksinat. Në Afrikë pos Çadit është edhe Burkina Faso, Burundi, Eritrea e Tanzania.
“Vonesat dhe mungesa e vaksinave nga furnizuesit po shtyjnë shtetet afrikane edhe më prapa botës në vaksinimin për COVID-19 dhe në këtë kontinent janë vetëm 1 për qind të vaksinave të dhëna në gjithë botën”, ka paralajmëruar OBSH-ja të enjten.
E në vendet ku nuk ka vaksina, ka rrezik për dalje të varianteve të reja, thotë Gian Ghandi, koordinator i programit COVAX i divisionit për furnizim.
“Ne të gjithë duhet të jemi të shqetësuar për çdo mungesë mbulimi nëpër botë”, ka thënë Gandhi.
Derisa numri i shifrave zyrtare me COVID-19 në shtetet e Afrikës është relativisht i ulët krahasuar me vendet të tjera nëpër botë, autoritetet shëndetësore thonë se ato shifra kryesisht nuk janë reale. Ato shtete në Afrikë që ende po presin për vaksina janë shtetet që kanë më së paku mjete për të gjurmuar virusin.
Çadi ka konfirmuar vetëm 170 të vdekur nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, por tentimet për të ndaluar viurusin plotësisht kanë qenë të pamundura.
Ndonëse aeroporti i kryeqendrës ishte mbyllur shkurtazi vitin e kaluar, rasti i parë erdhi nëpërmjet rrugës tokësore, duke kaluar madje ilegalisht kufirin.
Fluturimet e rregullta nga Parisi janë lejuar tashmë, duke rritur gjasat për t’u shtuar numri i rasteve të konfirmuara, që është 4835 deri më tash.
Në spitalin provincial Farcha në N’Djamena, “Mjekët pa Kufij” kanë furnizuar me oksigjen për pacientët me COVID dhe po ashtu i kanë siguruar 13 ventilatorë për spitalin. Mjekët po ashtu kanë maska KN95 të prodhuara në Kinë dhe mjaft dezinfektues të duarve. Por, asnjë punonjës shëndetësorë nuk ka marrë vaksinën dhe as që u është thënë se kur do të marrin.
Djarma thotë se ishte më e lehtë të pranohej në kohën kur mjekët nëpër botë nuk ishin të vaksinuar. Por kjo është ndryshuar me zhvillimin e vaksinave në Perëndim, e po ashtu ato nga Kina e Rusia që kanë shkuar te shtetet më të varfra në Afrikë.
“Trishtohem kur dëgjoj se në disa shtete ka përfunduar vaksinimi i stafit mjekësor dhe të moshuarve, ndërsa ne as që kemi filluar. Pyes nëse mund të na japin vaksina vetëm për stafin mjekësor. Të gjithë vdesin nga kjo sëmundje, pavarësisht nëse i pasur apo i varfër. Të gjithë duhet të kenë mundësinë për t’u vaksinuar, veçanërisht ata që janë të ekspozuar”, ka thënë Djarma, raporton AP, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë ndaluar ndezjen e çdo lloj zjarri në pyje dhe në... -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë











