Kosova
Kosova në fund të listës, vendet fqinje shumëfish më shumë të vaksinuar
Deri tash vendi është furnizuar vetëm me vaksina të dhuruara përmes COVAX-it dhe Bashkimit Evropian.
Të katër shtetet fqinje kanë vaksinuar shumëfish më shumë qytetarë kundër COVID-19 se Kosova. Madje pesëfish më shumë qytetarë se Kosova i ka vaksinuar edhe Mali i Zi, e që ka rreth tre herë më pak banorë se Kosova.
Sipas të dhënave të uefbaqes së specializuar për statistika, “Statista”, sa i përket rajonit, Kosova ngelet e fundit me të vaksinuar. Te shtetet fqinje, Serbia prin dukshëm me 3.6 milionë të vaksinuar. Pason Shqipëria me 600 mijë vaksinime, Mali i Zi me rreth 110 mijë e Maqedonia e Veriut me 84 mijë.
E prapa këtyre ka ngelur Kosova, me vendin që deri tash ka kryer vetëm 28 mijë vaksinime.
Deri tash vendi është furnizuar vetëm me vaksina të dhuruara përmes COVAX-it dhe Bashkimit Evropian. Ende nuk është njoftuar për ndonjë marrëveshje të arritur për vaksina, ndërsa Qeveria Kurti ka premtuar “shumëfish doza” për periudhë të shkurtër kohore.
Në listën prej më shumë se 190 vendesh, nga të cilat ka përfshirë të dhënat për vaksinim “Statista”, Kosova renditet ndër vendet e fundit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












