Lajme
Shega, fruti më shërues, i cilësuar në botë
Vetit shëruse të shegës
Padyshim se shega është një ndër frutat më të rrallë në tokë për nga vlerat që ka për shëndetin. Ajo është fryti “shërues” i pasur me antioksidantë, gjithmonë vlerësuar si simbol i shëndetit.
Vlen të theksohet se shumë studime kanë vërtetuar që bëhet fjalë për një nga frutat më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe eshtëror, shkruajnë mediat. Është treguar që edhe doza ditore e ekstraktit të shegës nga i cili më së shpeshti konsumojmë çaj ose pekmez, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe nivelit të kolesterinës. Shkencëtarët konsiderojnë që kjo mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës te personat e trashë për 17 për qind. Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leukemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit.
Shega është po ashtu e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet mjekim i shkëlqyeshëm kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit, fenoleve natyrale si elagitaninet dhe flavonoidet.Për ngritjen e imunitetit dhe parandalimin e çrregullimeve shëndetësore ekspertët rekomandojnë konsumimin ditor të 2,5 decilitrave të lëngut të shtrydhur të shegës ose atij kualitativ të blerë. Hulumtimet kanë treguar që vaji i shegës mbron nga kanceri, diabeti, trashja dhe sëmundjet e zemrës, ndërsa të pasurit e antioksidantëve me shumicë e bën shegën aleat të fuqishëm kundër plakjes. Ia kthen elasticitetin lëkurës, duke luftuar njëkohësisht kundër ekzemave, psoriazës dhe lëkurës të djegur nga dielli. Acidet yndyrore që i përmban reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet në muskuj. Shega është e pasur me fitoestrogjene, të cilat lehtësojnë simptomat e menopauzës dhe paramenopauzës si ndryshimi i disponimit, djersitja gjatë natës dhe mungesa e libidos.
Përveç të gjitha këtyre që u theksuan, lëngu i shegës përmirëson edhe funksionin erektil dhe ngrit kualitetin e spermës. Aplikimi i shegës në shtëpi është i madh, nga ajo mund të përgatiten xhelatina, ëmbëlsirat, shurupet, melasa, lëngjet, likeret, vera, uthulla dhe çaji.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026











