Kosova
Serwer: Padia për Serbinë nuk mbështetet nga BE dhe SHBA
Për Serwer-in, ky veprim i Qeverisë së Kosovës, do ta drejtonte procesin e bisedimeve drejt një rruge të paqartë ku “as Brukseli e as Uashingtoni nuk do ta mbështesnin më”.
Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Server, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se padia që Kosova po planifikon t’ia bëjë Serbisë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, do t’i vështirësonte bisedimet mes këtyre dy shteteve.
Për Serwer-in, ky veprim i Qeverisë së Kosovës, do ta drejtonte procesin e bisedimeve drejt një rruge të paqartë ku “as Brukseli e as Uashingtoni nuk do ta mbështesnin më”.
Profesori amerikan thotë se e ka të paqartë edhe mënyrën se si Kosova do ta bëjë padinë, pasi nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara.
“Problemi është se edhe nëse kishte tendenca për ta zhdukur krejtësisht ose një pjesë të një grupi etnie, race apo religjioni, është e paqartë se si Kosova do të mund të adresohet në GJND”, shtoi Serwer.
Ai thekson se është skeptik nëse “GJND-ja fillimisht do ta pranonte lëndën”.
Ndërkohë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka ripërsëritur edhe njëherë që Kosova do të bëj padi ndaj Serbisë për gjenocid gjatë luftës së fundit, duke u shprehur i bindur që Serbia ka kryer gjenocid.
“Kemi filluar punën për ngritjen e padisë për Serbinë. Do t’iu njoftojmë për këto përgatitje. Janë përgatitje gjigante, dhe një rast i tillë nuk guxon të humbet. Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, dhe kjo e meriton një padi. Dhe Qeveria e ka obligim ndaj historisë dhe ndaj ardhmërisë sonë”, kishte thënë Kurti para një jave.
Edhe ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, disa herë është zotuar se Kosova do të bëjë padi kundër Serbisë për gjenocidin e bërë në Kosovë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur as pas dy dekadave të përfundimit të luftës në Kosovës.
Sipas publikimit të Fondit për të Drejtën Humanitare gjatë periudhës 1998-2000 në Kosovë janë vrarë dhe zhdukur 13.535 njerëz.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane













