Lajme
Zvicër: Nga 1 milion e 200 mijë të vaksinuar, 129 veta janë infektuar sërish
Arsyeja për këtë qëndron në faktin se vaksinat nuk janë 100 për qind efektive. Efektiviteti është 95 për % për vaksinën Pfizer / Biontech dhe 94 % për atë Moderna
Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), 129 nga pothuajse 1.2 milion njerëz të vaksinuar plotësisht në Zvicër janë infektuar sërish nga koronavirusi, raporton srf.ch.
Arsyeja për këtë qëndron në faktin e ditur se vaksinat nuk janë 100 për qind efektive.
Shkalla e efektivitetit është 95 për qind për vaksinën Pfizer / Biontech dhe 94 për qind për vaksinën Moderna, transmeton albinfo.ch. Prandaj, pavarësisht nga vaksinimi, këto raste infektimi nuk duhet të na habisin, është shprehur zëdhënësi i BAG Grégoire Gogniat, i pyetur nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA.
Ai ka konfirmuar me këtë rast informacionin nga “NZZ am Sonntag”.
Përveç kësaj, efektiviteti i vaksinave mund të ulet te të moshuarit, ka shtuar zëdhënësi. Nga ana tjetër, gjendja aktuale e njohurive është se vaksinat e aprovuara në Zvicër janë efektive edhe kundër koronavirusëve të mutuar, ka thënë Gogniat, transmeton albinfo.ch. Kjo vlen edhe për variantin indian.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën













