Futboll
Nuhiu largohet nga Përfaqësuesja e Kosovës
31-vjeçari pati 18 paraqitje me fanellën e Kosovës, duke realizuar tri gola
Sulmuesi shtatlartë, Atdhe Nuhiu, ka njoftuar se më nuk do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
Nuhiu, përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se pas një rrugëtimi katërvjeçar ka vendosur të tërhiqet nga Përfaqësuesja.
Nuhiu ka falënderuar stafin e Përfaqësueses, bashkëlojtarët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij përgjatë kësaj kohe. 31-vjeçari pati 18 paraqitje me fanellën e Kosovës, duke realizuar tri gola, përcjell albinfo.ch.
Letra e plotë
Të dashur adhurues të Kombëtares së Kosovës, të dashur bashkëkombës të mi; Po u drejtohem sot, për t’ju njoftuar se sot kam marrë vendimin më të vështirë në karrierën time si profesionist në futboll. Kam vendosur të ndaj me ju lajmin e tërheqjes sime nga Kombëtarja e Republikës së Kosovës , një ekipi me të cilin kam kujtime të jashtëzakonshme dhe momente të paharrueshme, gjatë rrugëtimit 4-vjeçar. Më kujtohet takimi i parë me udhëheqësit e Kombëtares së Kosovës kur pranova me krenari të luaj për këtë kombëtare. Gjithmonë do të jem falënderues për kryesinë e Kombëtares, të gjithë bashkëlojtarët e mi, kryetarin Agim Ademin nga i cili kishim mbështetjen maksimale edhe në kushtet më të vështira, ish-trajnerin Albert Bunjaku me të cilin bashkëpunova nga dita e parë në kombëtare dhe qëllimin e vetëm e kishim të punojmë në mënyrë sa më profesionale e të ndërtojmë një ekip apo një kombëtare që e ëndërruan shumë gjenerata para nesh. Sot Kombëtarja e Kosovës ka një super ekip dhe shpresë për lavdi e suksese në arenë ndërkombëtare, madje duke dëshmuar se mund të konkurrojmë me kombëtare si Anglia, Spanja etj. Dua të falënderoj, të gjithë fansat e kombëtares, të cilët kurrë nuk na lanë vet, në çdo ndeshje, në çdo udhëtim dhe në çdo moment. Ju përqafoj të gjithëve dhe jeni në zemrën time përgjithmonë. Përjetësisht falënderues dhe me shumë dashuri, i juaji, Atdhe Nuhiu.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














