Lajme
“Fluturoni kudo në botë, për 4 orë dhe me 100$”
Avioni është konceptuar të mbajë 65-88 persona dhe do të përqendrohet në 500 udhëtime transoqeanike. Sipas tyre, një udhëtim nga Nju-Jorku për në Londër do të bëhet për 3 orë e 15 minuta, ndërsa nga Los Anxhelosi për në Sidnei do të duhen vetëm 8 orë e gjysmë
Industria e aviacionit mund të jetë në krizë për shkak të pandemisë së koronavirusit, por edhe për shkak të nismave për uljen e nivelit të gazrave të dëmshëm në atmosferë. Por ëndrra e një kompanie amerikane për të ringjallur fluturimet supersonike nuk është shuar.
Që prej daljes së parakohshme në pension të avionit të franko-britanik “Concorde”, shumë kompani janë përpjekur të përmirësojnë pengesat e tij, si kosto e lartë dhe dëmet e mëdha që shkaktonte në mjedis, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Tani, kompania amerikane “Boom Supersonic” pretendon se është në rrugën e duhur për të rikthyer fluturimet super të shpejta. Tetorin e kaluar kompania përfundoi testimin e një modeli prototip dhe CEO i saj, Blake Scholl, thotë për CNN se brenda vitit 2026 kompania do të ngrejë në fluturimin e parë komercial, të quajtur Mach 2.2. “Ose do të dështojmë, ose do të ndryshojmë botën”, thotë ai.
Avioni është konceptuar të mbajë 65-88 persona dhe do të përqendrohet në 500 udhëtime transoqeanike. Sipas tyre, një udhëtim nga Nju-Jorku për në Londër do të bëhet për 3 orë e 15 minuta, ndërsa nga Los Anxhelosi për në Sidnei do të duhen vetëm 8 orë e gjysmë.
Por, pjesa më e bukur, sipas Scholl, është çmimi. Nëse Concorde kërkonte deri në vitin 2003 rreth 12 mijë dollarë për një biletë, “Boom Supersonic” synon të ketë bileta deri në 100$. “Do të na duhet kohë për të arritur aty”, thotë Scholl. “Por ky është synimi ynë brenda një ose dy dekadash”.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










