Lajme
Biden mbështet armëpushimin mes Izraelit dhe palestinezëve
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, shprehu të hënën në një telefonatë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, mbështetjen për një armëpushim në luftimet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë, tha Shtëpia e Bardhë.
Deklarata e Shtëpisë së Bardhë mbi telefonatën nuk i referohej ndonjë përgjigjeje nga ana e zotit Netanyahu ndaj komentit të Presidentit Joe Biden për armëpushim.
“Presidenti shprehu mbështetjen për një armëpushim dhe diskutoi mbi angazhimin e SHBA-së me Egjiptin dhe partnerë të tjerë drejt këtij qëllimi”, tha Shtëpia e Bardhë.
Izraeli vazhdoi të godiste Gazën me sulme ajrore të hënën dhe militantët palestinezë hodhën raketa të tjera në qytetet izraelite.
Të paktën 212 palestinezë janë vrarë, përfshirë 61 fëmijë dhe 36 gra, në më shumë se një javë luftimesh, sipas zyrtarëve të shëndetësisë në Gaza. Dhjetë vetë janë vrarë në Izrael, përfshirë dy fëmijë.
Zoti Biden “inkurajoi Izraelin të bëjë çdo përpjekje për të siguruar mbrojtjen e civilëve të pafajshëm”, tha Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti përsëriti mbështetjen e tij të vendosur për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet e raketave”, vazhdon deklarata.
Shtëpia e Bardhë tha se të dy udhëheqësit gjithashtu “diskutuan lidhur me përparimin e operacioneve ushtarake të Izraelit kundër Hamasit dhe grupeve të tjera terroriste në Gaza”.
Krahu i armatosur i Hamasit tha se do të hidhte më shumë raketa ndaj Izraeli si kundërpërgjigje ndaj ndonjë sulmi tjetër izraelit.
Gjatë së hënës presidenti Biden dhe ndihmësit e tij punuan prapa skenave, duke bërë presion për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në një atmosferë që një burim tha se ishte zhgënjyese lidhur me bombardimet e Izraelit ndaj një ndërtese të Gazës që strehonte disa organizata lajmesh.
Zoti Biden po përballet me presion në rritje nga ligjvënësit në Partinë e tij Demokrate për të luajtur një rol më të madh, por zyrtarët amerikanë thonë se ai dhe ekipi i tij kanë zgjedhur një përpjekje të pabujshme, duke biseduar me zyrtarë izraelitë dhe aleatë të Shteteve të Bashkuara në botën arabe./VoA
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën Zvicra regjistroi 554,963 vepra penale në vitin 2025, një rënie prej 1.5% krahasuar me vitin e... -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve













