Kosova
Gërvalla shkarkon 13 ambasadorë
”Ministrja Gërvalla ka marrë vendim për shkarkimin e një numri ambasadorësh"
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka kërkuar nga Presidentja Osmani shkarkimin e të gjithë ambassadorëve të emëruar politikisht.
”Ministrja Gërvalla ka marrë vendim për shkarkimin e një numri të madh ambasadorësh. Sot ajo ka shkarkuar 13 – 15 ambasadorë”, shkruajnë mediat kosovare me burime brenda ministrisë, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht rreth kësaj çështjeje.
“Në përputhje me ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka përcjellë gjatë kësaj jave te Presidentja e Republikës së Kosovës propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm. Lidhur me këtë ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”, thuhet në një përgjigje të MPJD-së.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














