Maqedonia
Maqedoni: Për 2 vjet, asnjë dënim për moszbatim të gjuhës shqipe
Që prej hyrjes në fuqi të Ligjit për Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës dhe atë për Inspektoratin për përdorimin e gjuhës, kjo e fundit nuk ka faturuar asnjë gjobë, ndërsa tradita e mosrespektimit të gjuhës shqipe vazhdon thuajse si më parë. Madje IPGJ është ende në procedurat për licencimin e inspektorëve që duhet të merren me këtë çështje
Nga 4 mijë deri në 5 mijë euro duhet të gjobiten institucionet që nuk i zbatojnë dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, së bashku me zyrtarin, drejtues të institucionit përkatës.
Por, që prej hyrjes në fuqi të ligjit, funksionimit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Inspektorati për përdorimin e gjuhës asnjë gjobë nuk ka faturuar, ndërsa tradita e mosrespektimit të gjuhës shqipe vazhdon thuajse si më parë.
Duke iu referuar të dhënave të AZGJ-së, shkalla e zbatimit të gjuhës është shumë e ulët, në shumë sektorë e institucione. Madje, prej 428 pyetësorëve drejtuar institucioneve të nivelit qendror dhe lokal, mori përgjigje nga vetëm 27 për qind prej tyre (119 institucione), shkruan koha.mk, përcjell Albinfo.ch.
Interesimi i tyre rreth çështjes së përdorimit të gjuhës është i vogël, gjë që shihet edhe në gjuhën e zgjedhur për t’u përgjigjur, kryesisht në maqedonisht. Se sa ankesa janë grumbulluar gjatë kësaj periudhe dyvjeçare nga Inspektorati, nuk japin hollësi.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











