Autotech
Netflix mund t’i hyjë industrisë së video lojërave
Platforma Netflix po kërkon të punësojë një ekzekutiv për të mbikëqyrur zgjerimin e tij në video lojëra, tha një person i njohur më këtë çështje.
Sipas medieve të huaja, përcjell albinfo.ch, masa vjen në një kohë kur industria e video lojërave ka përfituar nga një rritje e kërkesës nga lojtarët që po qëndrojnë në shtëpi gjatë pandemisë COVID-19.
Netflix ka eksperimentuar me programin interaktiv në të kaluarën me filma të tillë, sikurse Black Mirror, Bandersnatch dhe You vs Wild që iu mundësuan shikuesve të vendosnin lëvizjet e personazheve.
Platforma gjithashtu ka krijuar lojëra të bazuar në serialet Stranger Things dhe La casa de Papel apo Money Heist.
Informacioni i raportuar më herët të premten thuhet se Netflix kishte diskutuar ofrimin e një pakete lojërash të ngjashme me ofertën e abonimit në internet të Apple, Apple Arcade, si një mundësi.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










