Lajme
Austri: Pacientit i pritet këmba e gabuar në një spital
Një burri të moshuar i ishte prerë këmba e gabuar gjatë operacionit. Lajmi është konfirmuar nga një spital në Austri.
82-vjeçarit do t’i hiqej këmba e majtë të martën, por në vend të kësaj, për shkak të “gabimit njerëzor” u amputua mbi gju këmba e djathtë, tha Klinika Freistadt të premten.
Gabimi ndodhi pasi një punonjës i spitalit gabimisht vendosi një shenjë para operacionit në këmbën e gabuar, tha spitali.
“Ishte e enjte në mëngjes, ku gjatë mjekimit të plagës, u zbulua gabimi tragjik, i shkaktuar nga gabimi njerëzor”, tha një deklaratë nga klinika, e cila ndodhet afër kufirit të Austrisë me Republikën Çeke.
Pacienti vuante nga “gjendje të shumta mjekësore” dhe sëmundjet prekën të dyja këmbët. Pas gabimit, burrit iu desh të hiqte edhe këmbën e duhur.
“Një kombinim katastrofik i rrethanave çoi në heqjen e këmbës së djathtë të pacientit në vend të të majtës”, thuhej në deklaratën e spitalit.
Familja e burrit është informuar dhe atyre u është ofruar mbështetje psikologjike, ndërsa spitali gjithashtu i ka dërguar prokurorit publik të rajonit detajet e incidentit.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të zbardhur çështjen, për të hetuar të gjitha proceset e brendshme dhe për t’i analizuar ato në mënyrë kritike. Çdo hap i nevojshëm do të merret menjëherë”, thuhej në deklaratë, ndërsa kirurgu i përfshirë nuk është aktualisht në detyrë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










