Lajme
Gjermani: Lufthansa ndalon fluturimet drejt këtij shteti
“Fluturimet për në Moskë, ndër të tjera, do të duhet të marrin një rrugë alternative”, tha kompania.
Linja ajrore gjermane “Lufthansa” njoftoi sot se nuk do të fluturojë përmes hapësirës ajrore bjelloruse, pas uljes së detyruar të një avioni “Ryanair” gjatë fundjavës dhe arrestimit pasues të një gazetari disident.
“Fluturimet për në Moskë, ndër të tjera, do të duhet të marrin një rrugë alternative”, tha kompania.
Linja ajrore tha se nuk kishte vendosur ende nëse do të lejonte një fluturim nga Frankfurti për në Minsk të planifikuar për të mërkurën, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Të hënën, një fluturim i Lufthansës nga Minsku për në Frankfurt u ndalua dhe të gjithë udhëtarëve iu desh t’u nënshtroheshin kontrolleve të mëtejshme të sigurisë.
Më vonë, fluturimi u ul në Frankfurt me dy orë vonesë.
Rreth 339 fluturime kalojnë mbi Bjellorusi në ditë nga dhe për në Europë, sipas autoritetit të aviacionit Eurocontrol.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










