Lajme
Kina kundërshton hetimet amerikane për origjinën e Covid
Zyrtarisht Kina kundërshton hetimet e paralajmëruara amerikane për origjinën e koronavirusit, duke akuzuar Uashingtonin se po provon të politizojë kërkimet, raporton DPA, përcjell albinfo.ch.
Joe Biden urdhëroi të mërkurën (më 26 maj) agjencitë e inteligjencës amerikane që për një periudhë prej tre muajsh t’i raportonin atij nëse koronavirusit i ri e ka burimin te kafshët apo nga ndonjë aksident laboratorik.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, të enjten akuzoi SHBA-në se po përpiqet të fajësojë Kinën për pandeminë dhe mbrojti qëndrimin tashmë të njohur kinez se koronavirusi nuk ka dalë nga laboratori.
Ai theksoi se ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kishin ardhur në përfundim në muajin shkurt se dalja nga laboratori ishte “jashtëzakonisht e pamundur”.
Nëse SHBA-ja i kërkon Kinës të marrë pjesë në një hetim të plotë, tha ai, atëherë edhe Kina do t’i kërkonte SHBA-së të ndiqnin shembullin dhe të lejonin hetime ndërkombëtare.
Duke cituar një raport të inteligjencës amerikane, The Wall Street Journal raportoi të dielën se tre persona nga Instituti i Virologjisë në Vuhan u shtruan në spital me një sëmundje në nëntor të vitit 2019, një muaj para se Pekini të zbulonte ekzistencën e një shpërthimi të epidemisë në Vuhan.
Sipas presidentit Biden, agjencitë aktualisht janë të ndara sa i takon burimit të mundshëm të virusit që përfshiu planetin gjatë vitit të kaluar, duke vrarë më shumë se 3.4 milionë njerëz.
Republikanët, përfshirë ish-presidentin amerikan, Donald Trump, kanë promovuar teorinë se virusi doli nga një aksident laboratorik.
Biden zbuloi se dy nga 18 agjencitë e inteligjencës anojnë më shumë nga origjina nga kafshët e koronavirusit dhe “një anon më shumë” në teorinë e laboratorit.
Secila nga këto agjenci ka “besim të ulët ose të moderuar” në këto teori, sipas Bidenit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














