Të tjera
Karaxhiqi ‘shoqërohet’ në burg me përdhunues e pedofilë në Britani
Britania e Madhe u pajtua që ta transferojë Karaxhiqin për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Shteti vendosi që ta dërgonte në një burg, ku ka më pak myslimanë, ndaj të cilëve Karaxhiq ka kryer krime.
Krimineli serb i luftës, Radovan Karaxhiq, do të mbyllet në burg në Britani të Madhe me përdhunues e pedofilë, për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit për krimet që kishte kryer në luftërat në Ballkan në vitet e 1990-a.
“Kasapi i Bosnjës”, tani 75-vjeçar, u dënua me 40 vjet burgim në vitin 2016 nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë pasi u shpall fajtor për masakrën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995, ku forcat serbe në Bosnjë vranë më shumë se 8000 myslimanë.
Pak kohë më parë, Britania e Madhe u pajtua që ta transferojë Karaxhiqin për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Shteti vendosi që ta dërgonte në një burg ku ka më pak myslimanë, ndaj të cilëve Karaxhiq ka kryer krime. Si rrjedhojë, ai u dërgua në një burg në ishullin e Wightit, ku myslimanët zënë vetëm dhjetë për qind të burgut me 1000 të dënuar.
Vitet e para i kaloi me 14 të burgosur të tjerë e me kushte të mira. Tani, siç shkruan “The Sun”, do t’i duhet të jetojë në qeli, te të cilat nuk ka as banjë. Shumica e të burgosurve janë mbi 50-vjeç, e shumë prej tyre vuajnë nga demenca. Një burim i ka thënë këtij mediumi se “ai nuk e di çfarë e ka gjetur”.
Masakra e Srebrenicës ishte krimi më i rëndë i kryer në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël











