Integrimi
Qendra e Syve, Riehen, ju flet dhe shëron shqip
Zonja Dr. med. Kaltrina Zahiti ka kënaqësinë t'u ofrojë pacientëve të saj shqiptarë këshilla kompetente për pyetjet oftalmologjike në gjuhën shqipe
Qendra e syve Riehen, e drejtuar nga mjekja oftalmologe, Dr. Med. Kaltrina Zahiti, mirëpret pacientët shqiptarë, duke u ofruar atyre gjithë konsulencën e nevojshme profesionale në gjuhën shqipe.
Kjo qendër është partneri kompetent për të gjitha pyetjet në lidhje me syrin.
Qendra e syve në Riehen ka mundësitë më moderne të diagnostikimit, ndërsa stafi i saj i kualifikuar siguron suksesin më të mirë të mundshëm terapeutik. Për stafin ka rëndësi që, krahas ofrimit të kujdesit profesional kompetent, të jetë partner i vëmendshëm dhe i besueshëm i kontaktit për pacientët.
Zonja Dr. med. Kaltrina Zahiti ka kënaqësinë që mund t’u ofrojë pacientëve të saj shqiptarë këshilla kompetente për pyetjet oftalmologjike në gjuhën shqipe.
Fokusi profesional i Dr. med. Zahiti është në kontrollet e diabetit, degjenerimit makular, glaukomën dhe syzet me recetë për fëmijë dhe të rritur.
Qendra e syve Riehen mund të kontaktohet në këtë numër telefoni: 061 601 60 66:
E hënë 8:00 – 11:30 & 13:15 – 16:30
E martë 08:00 – 11:30 & 13:15 – 16:30
E mërkurë 8:00 – 11:30 & 1:15 – 16:30
E enjte 8:00 – 11:30
E premte 8:00 – 11:30 & 1:15 – 16:30
Më shumë informacione në lidhje me ordinancën e syve Riehen, ju mund të gjeni në faqen e internetit www.augenzentrumriehen.ch. Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim, ne jemi me kënaqësi pranë jush.
/Shkrim i sponzorizuar/
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













