Lajme
Franca gjobit Google me 220 milionë euro për dëm ndaj kundërshtarëve
Rregullatori i konkurrencës në Francë gjobiti Google me 220 milionë euro pasi zbuloi se kishte abuzuar me pozicionin e saj dominues në treg për vendosjen e reklamave në internet duke dëmtuar kundërshtarët.
Ky është aksioni i fundit që kur autoritetet evropiane morën vendimin për të mbajtur qëndrime më të ashpra kundër gjigantëve të teknologjisë amerikane.
Përveç gjobës, Google premtoi të përmirësojë ndërveprimin e shërbimeve të saj Google Ad Manager për palët e treta.
“Vendimi që gjobit Google është veçanërisht domethënës pasi është i pari në të gjithë botën që merret me proceset komplekse të ankandit algoritmik të përdorura për reklamimin në internet,” – tha Isabelle de Silva, e cila kryeson rregullatorin e konkurrencës në Francë.
Me raste të ndara në Google, Apple Inc. apo Facebook, rregullatorët francezë të antitrustit kanë filluar të frenojnë sjelljen anti-konkurruese për reklamat në internet. Ndërsa çështja e Google përfundoi me një gjobë, Facebook javën e kaluar u përpoq ta shmangte duke ndërmarrë angazhime për të zbutur rregullatorët.
Çështja Google buron nga një ankesë e paraqitur në 2019 nga Rupert Murdoch’s News Corp., gazeta franceze Le Figaro dhe grupi i mediave belge Rossel La Voix, që akuzuan Google për monopol mbi shitjet në internet të reklamave.
Nuk është hera e parë që Google gjobitet nga autoritetet franceze mbi reklamat në internet pas një gjobë prej 150 milion euro në 2019. Motori i kërkimit gjithashtu rrezikon një penalizim në javët e ardhshme për dyshimet që nuk arriti të respektojë një urdhër në lidhje me shërbimin e tij të lajmeve./euronews
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











