Lajme
Burgim i përjetshëm për kosovarin, vrasës të gruas dhe kunatës
Pas vuajtjes së dënimit, kosovari do të dëbohet nga Zvicra për 15 vjet. Në burg ai duhet t'i nënshtrohet terapisë ambulatore për pesë vjet
58-vjeçari ksoovar, i cili ka goditur për vdekje me thikë gruan dhe kunatën e tij në Hausen (AG) në fillim të janarit 2018, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Gjykata e Qarkut në Brugg AG e ka shpallur sot, e en jte, atë fajtor për vrasje të shumëfishtë, shkruan sda.ch.
Pas vuajtjes së dënimit, kosovari do të dëbohet nga Zvicra për 15 vjet. Në burg ai duhet t’i nënshtrohet terapisë ambulatore për pesë vjet, transmeton albinfo.ch. Ai duhet të bëjë po ashtu pagesa të zhdëmtimit për të afërmit e viktimave, përfshirë tre fëmijët e tij.
Gjykata e Qarkut, me këtë vendim ka përmbushur kërkesat e prokurorit. Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm. Ai mund të atakohet në Gjykatën e Lartë të Kantonit të Aargau.
I akuzuari kishte deklaruar se kishte qenë në vetëmbrojtje pasi, sipas tij, gratë e kishin sulmuar atë me thika. Për këtë arsye, avokati i tij mbrojtës ka bërë lutje për pafajësi të plotë dhe kompensim të një çerek milioni franga zvicerane për dënimin e mëparshëm me burg.
Por, bazuar në provat ekzistuese, gjykata nuk ka dyshuar se burri kishte vrarë gruan e tij 38-vjeçare dhe motrën e saj 31-vjeçare që ishte në vizitë, me dy dhe tre plagë thike në apartamentin e familjes në Hausen në mëngjesin e 8 janarit 2018. Pastaj ai kishte vënë një thikë në dorën e kunatës së vdekur dhe i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore vetes.
Ndërsa ai thoshte se mezi i kishte shpëtuar vdekjes. Lëndimet duhet të jenë shkaktuar nga përleshja, përcjell albinfo.ch. Ai nuk ka lëndouar askënd me qëllim.
Gjykimi në Gjykatën e Qarkut në Brugg u zhvillua në sallën e sporteve në Hausen për shkak të mungesës së hapësirës. Filloi të hënën.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën












