Kosova
Várhelyi: 30 miliardë euro investime për bashkëpunim rajonal
Shqipëria qe vendi mikpritës i Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor me bashkëkryetar kryeministrin Rama dhe komisionerin e BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi.
Samiti të Liderëve të Ballkanit Perëndimor u zhvillua në Tiranë disa ditë para marrjes së vendimit nga Këshilli Europian për mbajtjen ose jo të Konferencës së parë Ndërministrore të BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në takim morën pjesë liderët e gjashtë vendeve të rajonit: Bosnja-Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, (MV), Serbia dhe Shqipëria.
Vendin kryesor në punimet e këtij takimi e zunë diskutimet për Planin Ekonomik dhe të Investimeve (PEI) të Komisionit Evropian (KE) për rajonin, projektet rajonale të të cilit pritet të paraqiten nga liderët e Ballkanit Perëndimor (BP) në Samitin e Berlinit, në vijim të Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm, më 5 korrik.
Várhelyi: 30 miliardë euro investime për bashkëpunimin rajonal
Në samitin e Tiranës u njoftua se Procesi i Berlinit, i inicuar nga kancelarja Merkel në vitin 2014, për t’i dhënë impulse të reja procesit të hyrjes në BE të vendeve të BP, pas 6 takimeve të tij, në Berlin, Vjenë, Paris, Londër, Poznan dhe Sofie do të vijojë të jetë një instrument i fuqishëm i progresit ekonomik dhe social në BP për të shtruar rrugën drejt hyrjes në BE..
Burime zyrtare thanë për DW se në Samitin e Berlinit, muajin e ardhshëm, pritet të miratohen nga Komisioni Evropian projektet rajonale të PEI, që përfshijnë dy apo më shumë vende të BP, që janë dakordësuar paraprakisht nga liderët e këtyre vendeve.
Komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi , në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrim Rama tha se bashkëpunimi rajonal, nëse funksionon, do të sjellë një plan prej 30 miliardë euro investime në rajon.
“Jemi të gatshëm të ri-konfirmojmë angazhimin dhe përkushtimin tonë me Planin Ekonomik dhe të Investimeve, që mobilizon një të tretën e prodhimit të brendshëm bruto të rajonit, rreth 30 miliard euro në formë investimesh në rajon. Kemi një marrveshje në BE për financimin e këtij plani, në Këshillin Europian dhe Parlamentin Europian për programin e fondeve të para aderimit. Por ky plan nuk ka për të funksionuar në rast se vetë rajoni nuk funksionon si një i tërë, në rast se nuk kemi një treg rajonal” – paralajmëroi Várhelyi./DW
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
SWISS anulon disa fluturime Swiss International Airlines (SWISS) ka anuluar disa fluturime si masë paraprake për shkak të stuhisë së... -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane -
17-vjeçari ngjitet në vagonin e mallrave dhe vdes nga goditja elektrike -
Pas tërheqjes së ambasadorit italian për shkak të lirimit të Morettit, reagon Berna zyrtare -
Italia kundërshton lirimin e pronarit të barit në Crans-Montana














