Futboll
Këngëtari shqiptar e hap “Euro 2020”
Ceremonia hapëse do të jetë nga ora 19:00, kurse sfida e parë është Turqia-Italia
Gjithçka është gati për fillimin e Kampionatit Evropian “EURO 2020” me ndeshjen hapëse Itali-Turqi, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të Romës.
Ceremonia hapëse do të fillojë më 11 qershor, nga ora 19:00 me këngën “UNO” të këngëtarit të njohur shqiptar, Ermal Meta, përcjell albinfo.ch.
Kënga “Uno” është përshtatur me ngjarjen, pasi bëhet fjalë për një udhëtim në fusha futbolli, ku mesazhi është se nuk është e nevojshme të jesh i famshëm për të luajtur sport dhe shijuar atë.
Kjo nuk është hera e parë që një artist shqiptar performon në ceremoni të tilla. Edhe këngëtarja Era Istrefi ka kënduar në hapjen e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
Grupi A është grupi startues, ku të premten e 11 qershorit do të ndeshen Turqia dhe Italia, me fillim nga ora 21:00, duke vazhduar më pas më 12 qershor, të shtunën, me grupin A, ndeshja mes Uellsit dhe Zvicrës, ndeshje që do të zhvillohet nga ora 15:00.
Në shkallët e Stadio Olimpico në Romë do të jenë 16 mijë spektatorë që kanë kaluar COVID-in, janë vaksinuar apo kanë një test negativ. 7 mijë do të jenë italianë, 3 mijë shtetas turq, ndërsa 6 mijë nga shtete të tjera.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














