Futboll
Italia-Anglia, finalja e madhe
Sonte zhvillohet finalja e Euro 2020 mes Italisë dhe Anglisë nga ora 21:00 në Wembley
Pas rrugëtimit të gjatë Italia dhe Anglia ballafaqohen në finalen e madhe të Kampionatit Evropian. Ndeshja luhet nga ora 21:00 në stadiumin “Wembley” në Londër, shkruan albinfo.ch.
“Azzurrët” do të kërkojnë titullin e dytë në histori, pas atij të largët më 1968, derisa kishin humbur në finalen e vitit 2000 dhe 2012. Për anglezët është finalja e parë në histori të ndonjë Evropiani, kurse titulli i vetëm është i botës më 1966.
Italia kaloi grupet me tri fitore në tri ndeshje, pastaj eliminoi Austrinë, Belgjikën dhe së fundi Spanjën me penallti. Ndërkohë, Anglia pas grupeve eliminoi Gjermaninë, Ukrainën dhe Danimarkën.
Të dy taborët janë optimistë dhe kanë deklaruar se do të hynë me besim të madh për të fituar.
Përbërjet e mundshme
Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne
Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Phillips; Saka, Mount, Sterling; Kane
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












