Futboll
Mancini: Shaqiri, ndër mesfushorët më të mirë në Evropë
Roberto Mancini dhe Xherdan Shaqiri kanë lënë pas krahëve problemet e vjetra
Italia dhe Zvicra përballen të mërkurën nga ora 21:00, në ndeshjet e dyta në Euro 2020.
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka lavdëruar yllin shqiptar, Xherdan Shaqiri, shkruan albinfo.ch.
“Xherdani për mua është një lojtar i shkëlqyeshëm, ai në Inter bëri atë që duhej të bënte, për fat të keq Interi ishte në ndërtim e sipër dhe ai erdhi nga Bayerni në atë kohë. Por për mua, është një nga mesfushorët më të mirë në Evropë”, është shprehur Mancini.
Roberto Mancini dhe Xherdan Shaqiri kishin bashkëpunuar tek Interi në vitin 2015.
Mancini foli edhe për ndeshjen ndaj Nati-t. “Është një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, ne e respektojmë Zvicrën, e cila është një ekip kombëtar shumë i fortë që gjithmonë e ka vënë Italinë në vështirësi. Ka lojtarë të mirë dhe me përvojë dhe një trajner që e njeh futbollin tonë. Do të na duhet të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer”, theksoi trajneri italian.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













