Lajme
Vlerat ushqyese të sallatës së gjelbër
Ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se sallata jeshile është një nga produktet që konsumohet më shpesh në tryezat tona, shpesh pa i njohur mirë vlerat ushqyese të saj në organizëm. Ajo është e përbërë nga një sasi e lartë uji, vitaminë A, vitaminë C, vitaminë B6, vitaminë K, betakarroteni, si dhe nga një sërë mineralesh.
Në këtë artikull, do të mund të lexoni se pse na ndihmon sallata jeshile në organizëm. Lufton pagjumësinë. Mendohet se konsumi i sallatës jeshile ndihmon në reduktimin e pagjumësisë, në sajë të një përbërësi të njohur si “opiati i sallatës”, i cili mban emrin Lactocarium dhe ka efekt të butë në shmangien e pagjumësisë.
Parandalon aneminë. Sallata jeshile përmban acid folik dhe vitaminë B12, dy elementet që së bashku me hekurin ndihmojnë në eritropoezë, pra në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Në momentin që konsumoni sallatë, ju merrni sasi të larta të këtyre dy elementëve, të cilët së bashku me sasinë e hekurit që merrni prej produkteve të tjera ushqimore, ndihmojnë në parandalimin e anemisë.
Është parë si një kurë tepër efektive, sidomos tek nënat shtatzënë në tremujorin e fundit të shtatzënisë, kur është dhe më e shpeshtë anemia megaloblastike.
Parandalon kancerin
Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit thuhet se gjithë ushqimet që kanë përmbajtje të lartë të vitaminës A dhe vitaminës C, ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Duke qenë se sallata jeshile i përmban të dyja këto vitamina, mendohet të jetë edhe ajo një parandaluese e sëmundjeve neoplazike.
Përmbajtja e lartë në vitaminë K
Vitamina K sigurohet prej ushqimeve, ose prej prodhimit nga bakteret në zorrë. Ndër ushqimet me përmbajtje të konsiderueshme të saj, futet edhe vitamina K. Vitamina K ndihmon në prodhimin e shumë faktorëve të koagulimit në mëlçi dhe pa praninë e saj, nuk do të mund të prodhoheshin faktorët e koagulimit dhe nuk do të mund të realizohej ky proces jetik për jetën e secilit nga je.
Ndaj, sallata jeshile themi se na ndihmon edhe në këtë aspekt, duke qenë se përmban edhe vitaminë K.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih












