Koronavirusi: çast pas çasti
Shpërblimet e çuditshme për t’u vaksinuar
Disa ofrojnë pulë të gjallë, kurse në një vend ofrojnë edhe lopë
Një fshat në Indonezi po shpërblen banorët e moshuar me një pulë të gjallë për të marrë vaksinën e Covid-19, pasi fushata fillestare e vaksinimit pati një shfaqje të ulët të publikut.
“Kisha frikë se do vdisja menjëherë pasi t’u vaksinoja”, tha një banor që mori dozën e parë të vaksinës kineze të Sinovac, dhe një pulë si shpërblim, pas më shumë se 6 muajve të nisjes së programit të vaksinës.
Banori 67-vjeçar ishte një ndër përfituesit e programit të vaksinimit derë më derë në fshatin Cipanas, që nisi imunizimin më 15 qershor, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet u shfaqën te shtëpitë e të moshuarve pa njoftim, të përgatitur për të dhënë vaksina dhe falur një pulë.
Sipas autoriteteve lokale, ka qenë shumë e vështirë për të bindur banorët e moshuar që të vaksinohen, prej frikës nga vaksina.
Fshati synon të vaksinojë plotësisht 60,000 banorë deri në fund të korrikut dhe ka imunizuar deri më tani vetëm 2,500 me 1 vaksinë që prej janarit të këtij viti.
Ndërkohë, në fshatin Mae Chaem në Tajlandë, banorët që shfaqen për të vaksinuar kanë shans për të fituar një lopë në javë. Një banor 65-vjeçar u bë një nga fituesit javor, duke marrë lopën 1-vjeçare, që shpreson të rrisë të ardhurat tek familja e tij në të ardhmen. “Kjo është dhurata më e mirë nga shefi i zonës”, tha ai.
Kjo gjithashtu është pjesë e një inventive për të tërhequr banorët që ngurronin të bënin vaksinën, prej shqetësimeve të efekteve anësore.
Në javën e dytë, mbi 50% e fshatit kanë shfaqur interes, duke u regjistruar për të marrë vaksinën.
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Një valë tjetër e nxehtësisë “viziton” Zvicrën në javën që vjen Një valë tjetër e zgjatur e nxehtësisë në Zvicër parashikohet për javën e ardhshme ... -
Djali i Morettit përjashtohet nga kopshti parashkollor -
Turizmi zviceran nuk përmbush objektivat, pavarësisht subvencioneve -
Si do t`i kalojë Këshilli Federal pushimet verore -
Një zgjidhje e mundshme nga Zvicra “për të qetësuar” SHBA-në













