Futboll
Petkoviç u kërkon falje tifozëve dhe i lut për mbështetje
Duke iu referuar lojës së së dielës kundër Turqisë, Petkoviç shkruan për një "ditë të re" dhe për "lojën e shansit të fundit"
Para duelit shumë të rëndësishëm të ekipit të tij kundër Turqisë të Dielën (nga ora 18), trajneri i kombëtares zvicerane, Vladimir Petkovic u ka shkruar një letër të hapur zviceranëve, që u botua në gazetën “Schweiz am Wochenende”.
Ai e fillon letrën fillon me një kërkim ndjese për humbjen zhgënjyese kundër Italisë: “Ne donim t’ju bëjmë të lumtur me një fitore kundër Italisë pas shumë vështirësive që kemi kaluar gjatë periudhës së gjatë të pandemisë. Por kishim synuar shumë. Madje tepër shumë, si duket”.
Duke iu referuar lojës së së dielës kundër Turqisë, Petkovic shkruan për një “ditë të re” dhe për “lojën e shansit të fundit”.
Skuadra mund të kalojë në fazën e 16-të nëse përveç taktikave të duhura, do të arrijë të rikthejë vlerat dhe virtytet e saj në fushë. Këto vlera ai i quan: solidaritet, identifikim, entuziazëm dhe respekt, transmeton albinfo.ch. Për të dielën ai kërkon pozitivitet, solidaritet dhe mbështetjen e të gjithëve.
Siç dihet, pas dy ndeshjeve të para të Evropianit, Zvicra është ndarë keq, duke barazuar kundër Uellsit dhe duke humbur “bindshëm” nga Italia. Kjo ka bërë që kombëtarja zvicerane të bëhet shënjestër e kritikave nga tifozët dhe mediat.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












