Kosova
9-vjeçari nga Gjilani, i dyti nga 500 pianistë konkurrentë nga mbarë bota
Storie suksesi për nëntëvjeçarin Kushtrim Bajrami
I riu shqiptar triumfoi me talentin e tij në piano. Ani pse kishte shumë konkurrentë nga katër kontinentet, Azia, Amerika, Evropa e Australia, gjilanasi nëntëvjeçar, Kushtrim Bajrami, në garën internacionale për piano është renditur në pozitë të dytë nga 500 pianistët që kishin marrë pjesë, transmeton albinfo.ch.
Pjesëmarrëse ishin 36 shtete nga mbarë bota, siç janë: Spanja, SHBA, Kanada, Australia, Anglia, Kina e shumë shtete të tjera me tradita të mëdha në ekzekutimin e pianos.
Bajrami, i cili është në klasën e tretë në shkollën ‘Musa Zajmi’ në Gjilan, tani e dy vjet është edhe nxënës i rregullt në klasën e dytë të muzikës për piano, ku fshehtësitë e këtij instrumenti me mjaft sukses po ia mëson mësuesja Hajrie Bislimi.
Në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, në Sarajevë, shtet i cili ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, Bajrami në garën internacionale “Internacional Piano Competiton Sergei Rachmaninoff” ka lënë mbresa të mëdha si te publiku, po ashtu edhe te juria profesionale, e cila ishte e përbërë nga muzikantë të mëdhenj nga katër kontinentet pjesëmarrëse. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












