Lajme
Shega dhe vlerat e saj ushqyese
Ekspertët thonë se shega është një pemë e vogël gjetherënëse, frutet e së cilës kanë një lëng të ëmbël ose pak të athët dhe me aromë të veçantë. Një nga vetitë kryesore të shegës është ajo antioksiduese. Vlerat e shegës kanë qenë të njohura që në kohët e lashta. Shega është e pasur me antioksidantë dhe vitamina C (një shegë përmban pothuajse 20% të nevojave të përditshme të një njeriu të rritur), vitaminë K, vitamina B, proteina dhe karbohidrate. Gjithashtu shega është e pasur me kalium, i cili ndihmon në funksionet qelizore. Ky frut është burim mineralesh të tjera, duke përfshirë hekur, kalcium, magnez, fosfor dhe, në një masë më të vogël, mangan dhe zinku. Shega ka shumë pak kalori: rreth 80 kalori për 100 gram të produktit.
Vlerat ushqyese për 100g shegë:
Uji 77, 93 g
Kalcium 83g
Proteina 1.67 g
Yndyrë 1.17 g
Karbohidratet 18, 7 g
Sheqer 13, 67 g
Fibra 4 g
Kalcium 10 mg
Shumë studime kanë vërtetuar se bëhet fjalë për një nga frutat me më shumë efekte shëruese në botë; ndikon në përmirësimin e sëmundjeve të stomakut, zemrës, parandalimin e Alzhaimerit, ndihmon aneminë dhe parandalon rritjen e qelizave kancerogjene.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales Guy Parmelin uroi Kombëtaren zvicerane pas kualifikimit në çerekfinale, ndërsa e cilësoi suksesin si një moment... -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë -
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë -
Zvicër
Çerekfinale historike: Granit Xhaka përballë Lionel Messit në Botëror -
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi










