Lajme
Zvicra përgatitet për dozën e tretë me vaksina
Zvicra po punon me kantonet për të vendosur infrastrukturën për një dozë të tretë përforcuese të vaksinës koronavirus këtë dimër
Zvicra këtë javë paraqiti planet e saj për të vazhduar betejën kundër Covid-19 gjatë muajve të ardhshëm.
Në përcaktimin e tre skenarëve të mundshëm për mënyrën në të cilën mund të zhvillohet pandemia, veçanërisht në vjeshtë dhe pranverë, qeveria po vendos bazat për vaksinat përforcuese të cilat do të përshtaten me variantet e mundshme të virusit, përcjell albinfo.ch.
Sipas deklaratës zyrtare të qeverisë “Në mënyrë që të sigurohet mbrojtje e mjaftueshme në planin afatgjatë, vaksinat përforcuese për grupe të caktuara të popullsisë ose ato të vaksinuara tashmë do të jenë të nevojshme që nga dimri i ardhshëm”.
Qeveria federale ka udhëzuar autoritetet përgjegjëse të punojnë me kantonet për të siguruar që infrastruktura të mbetet në vend për të administruar doza përforcuese, ka shumë të ngjarë në fillim të vitit 2022.
Po në lidhje me variantet e virusit?
Një rezultat i mundshëm që vlerësohet nga autoritetet zvicerane është përhapja e varianteve të virusit, përcjell tutje albinfo.ch.
Ndërsa vaksinat aktuale të përdorura në Zvicër – që të dyja janë mARN – performojnë mirë kundrejt varianteve të njohura, kjo mund të ndryshojë në të ardhmen.
Si pasojë, qeveria po ndërmerr hapa për të lejuar zhvillimin e vaksinave të adaptuara të cilat synojnë lloje të veçanta variantesh.
Siç shkruan qeveria në udhëzim: “teknologjia prapa vaksinave mARN do të thotë se ato mund të përshtaten relativisht thjesht dhe shpejt në variante të reja të virusit”.
“Në rastin më të mirë, ka të ngjarë të duhen rreth gjashtë muaj para se të kryhen vaksinimet me një vaksinë të adaptuar.”
Qeveria po vë gjithashtu më shumë theks në identifikimin e hershëm të këtyre varianteve.
Në maj, Zvicra urdhëroi shtatë milion doza shtesë të vaksinës Moderna, duke i çuar dozat totale nga ai prodhues në 13.5 milionë në Zvicër.
Zvicra deri më tani ka blerë gjashtë milionë doza të Pfizer / Biontech, e vetmja vaksinë tjetër e administruar në Zvicër.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar













