Të tjera
Politikani shqiptar që do të mbajë fjalim në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës
Ceremonia do të mbahet më 11 korrik dhe ai pritet të mbajë edhe një fjalim
Zv.kryeministri i Malit të Zi, politikani shqiptar nga Ulqini, Dritan Abazoviq, ka konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë për shënimin e 26-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës. Kjo është konfirmuar të martën nga kabineti i tij, përcjell b92.
Ceremonia do të mbahet më 11 korrik dhe ai pritet të mbajë edhe një fjalim.
Ndërkohë, pjesëmarrja e tij po u pengon politikanëve serbë. Kryesuesi i Presidencës 3-anëtarëshe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka ftuar politikanët serbë që të mos i flasin Abazoviqit në ceremoni.
Politikanë nga Serbia ka vite që marrin pjesë në shënimin e kësaj ngjarjeje, por nuk pranojnë se ishte gjenocid ajo që ndodhi më 11 korrik 1995, kur forcat ushtarake serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra myslimanë.
Kohë më parë, edhe Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar një rezolutë, përmes të cilës njeh gjenocidin e Srebrenicës, për çka është kritikuar ashpër nga Serbia dhe politikanët serbë në Mal të Zi.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













