Shqipëria
Popullsia e Shqipërisë u pakësua për 50 mijë banorë në vitin 2020
Në pesë vjet popullsia e Shqipërisë është pakësuar për 50 mijë banorë. Të dhënat e fundit të INSTAT bëjnë të ditur se popullsia po pakësohet nga viti në vit.
Në raportin vdekje lindje rezulton se në vitin 2021 popullsia duhet të ishte shtuar me rreth 33 mijë banorë, por bilanci negativ vjen për shkak të largimeve të shumta nga vendi.
Megjithatë, në krahasim me vitin 2019, në vend ka pasur 486 lindje më pak. Lindshmëria ka rënë për grup moshat 20-24 dhe 25-29, ndërsa për grup moshat më të vjetra ka pësuar rritje të lehtë.
Në pesë vjetët e fundit, 2020-a është viti me më shumë humbje jete, me rreth 6 mijë njerëz të vdekur. Burrat rezultojnë të kenë një përqindje më të lartë të vdekjeve.
Shkaqet kryesore të vdekjeve si te gratë, ashtu dhe te burrat vijojnë të jenë “grup sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut”.
Dy shkaqet e tjera kryesore janë “simptomat dhe sëmundje të papërcaktuara” dhe ‘tumoret’, nga të cilët vdesin 11,1 % e grave dhe 14,5 % e burrave.
Në vitin 2020, jetëgjatësia në lindje është llogaritur të jetë 75,2 vjet për burrat dhe 79,6 vjet për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë 4,4 vjet më shumë se burrat./Euronews Albania
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












