Futboll
Adnan Januzaj drejt Lazios
Ai është në kërkim të një eksperience të re dhe propozimet nuk mungojnë, derisa ka edhe një vit kontratë me Real Sociedadin
Lazio është destinacioni i munshëm i Adnan Januzajt. Ai do të gjejë atje Vedat Muriqin, Elseid Hysajn, Thomas Strakoshën dhe disa talenta tjerë shqiptarë të akademisë.
Pas katër sezoneve në La Liga, duket se Adnan Januzaj do të ndërrojë ambient dhe skuadër, transmeton Express, përcjell Albinfo.ch.
Raportohet se në ditët e fundit ka pasur zhvillime dhe një interesim nga ana e Lazios. Raiola po diskuton mbi një rinovim të mundshëm me Real Sociedad, por jo vetëm.
Brenda pak orësh, agjenti i 26-vjeçarit do të zhvillojë një takim me presidentin e Lazios, Claudio Lotito për të folur pikërisht për anësorin me origjinë dardane.
Januzaj ka qenë një talent premtues sa ishte te Manchester United, por nuk bindi dhe për disa seone në Spanjë te Sociedad, ai bëri 122 paraqitje dhe shënoi 17 gola.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel















